HomeModa

“Shkoja në shtëpi duke qarë çdo ditë”! Rrëfen Kendall

Ka folur hapur për luftën e saj me aknet kur ishte adoleshente, modelja e njohur Kendall Jenner

Kendall ka publikuar dy foto kur ishte e vogël për të treguar fytyrën e saj plot akne, që e detyronte të shkonte çdo ditë në shtëpi duke qarë, nisur nga sfida që ka pushtuar internetin, ajo e 10 viteve më parë,

“Isha 13 vjeçe kur shkoja në shtëpi duke qarë çdo ditë pas shkolle sepse njerëzit ia ngulnin sytë fytyrës time”.

Në foton që modelja ka publikuar shfaqet pa makijazh dhe me fytyrën e pastër që ka aktualisht, për të treguar se tashmë e ka fituar luftën me aknet:

“Ndërkohë që ka probleme shumë më të mëdha që ndodhin në botë, vuajtja nga aknet për mua ishte një dobësi. Është diçka me të cilën jam përballur që kur isha një adoleshente dhe më ka bërë të ndihem e shqetësuar, i pafuqishme dhe e pasigurt”.

“Ne e kurojmë vetën online dhe zgjedhim të publikojmë momentet e bukura. Dua t’i tregoj brezit të ri se jo çdo gjë është perfekte”, vijon modelja e cila publikoi edhe një foto nga xhirimet pa pikë makijazhi në fytyrë.


TË NGJASHME