HomeSociale

Shkollimi i shqiptarëve në krizë, të fundit në rajon

Shqipëria ka diferencën më të lartë në rajon midis viteve të pritshme të shkollimit dhe atyre të ndjekura nga individët mbi 25 vjeç, sipas të dhënave nga indeksi i zhvillimit njerëzor nga Kombet e Bashkuara.

Në Shqipëri, vitet e pritura të shkollimit  që një fëmijë kur regjistrohet në shkollë pret që të marrë janë 14.8 vite (apo 14 vite dhe 9 muaj). Në realitet numri mesatar i viteve të shkollimit është 10. Diferenca midis tyre është 4 vite e 9 muaj vite shkollim “të munguara”, më e larta në rajon.

Pas Shqipërisë, diferencën më të lartë e ka Bosnje dhe Hercegovina, me një diferencë prej katër vitesh dhe gjashtë muajsh. Vitet e pritshme për t’u shkolluar në Bosnje dhe Hercegovinë janë 14 vite dhe 2 muaj, ndërsa vitet mesatare në realitet janë 9.7 vite.

Vitet e pritshme të shkollimit janë më të larta në Malin e Zi, ku një fëmijë që regjistrohet në shkollë atje pret që të marrë rreth 14.9 vite shkollë, ndërsa mesatarisht kanë marrë rreth 11.3 vite. Diferenca në Malin e Zi midis këtyre dy treguesve është 3.6 vite, ndër më të ulëtat në rajon së bashku me Serbinë.

Në Serbi vitet e pritshme të shkollimit janë 14.6, ndërsa mesatarisht individët atje kanë kryer rreth 11 vite shkollimi, ndërsa vitet “e munguara” janë rreth 3.5 vite.

Maqedonia ka numrin e viteve e pritshme më të ulëta për sa i përket shkollimit në rajon, rreth 13.3 vite, por mesatarisht atje individët mbi 25 vjeç kanë kryer 9.6 vite shkollimi. Diferenca është, vitet e munguara, është 3.7 vite.

Të dhënat për vitet e shkollimit janë publikuar në raportin e Kombeve të Bashkuara mbi Zhvillimin Njerëzor.

Përkufizime nga UN:

Vitet e pritura të shkollimit: Numri i viteve të shkollimit që një fëmijë pre të marrë kur regjistrohet në shkollë gjatë gjithë jetës së fëmijës.

Vitet e mesatare: Mesatarja vjetore e shkollimit 25 vjeç e lart, e konvertuar nga nivelet e arsimit duke përdorur kohëzgjatjen zyrtare të secilit nivel./ monitor

 


TË NGJASHME