HomeLajmi i Fundit

Shkon në 28 numri i kontrollorëve të ndaluar

Numri i të shoqëruarve nga radhët e kontrollorëve, për në Policinë e Tiranës ka shkuar në 28-të.

I pari i shoqëruar ishte Muhni Mezini, sakaq pritet që të ketë edhe të shoqëruar të tjerë në vazhdim.

Ka qënë Prokuroria që ka urdhëruar shoqërimin e këtyre shtetasve me qëllim për t’i marrë në pyetje, pasi kopmania Albcontrol bëri një kallëzim kundrejt tyre.

Prokuroria nisi menjëherë hetimet me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Kujtojmë se në aeroportin e Rinasit prej mëngjesit të së mërkurës nuk mund të realizohet asnjë fluturim.

Shkak është bërë greva e kontrollorëve që akuzojnë se u është ulur paga.


TË NGJASHME