HomeShëndeti

Shkon në 89 numri i të prekurve në vendin tonë, zgjerohet edhe harta e përhapjes së virusit

Numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë ka shkuar në 89, teksa në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë edhe 13 persona të rinj.

Instituti i Shëndetit Publik përditësoi të dhënat në lidhje me numrin e të prekurve dhe tregoi dhe zonat e përhapjes:

“Në 24 orët e fundit janë testuar 33 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19: – 8 qytetarë nga Tirana, 1 nga Kavaja, 1 nga Durrësi dhe  3 qytetarë nga Korça. Deri në këto momente janë testuar 804 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 89 raste”, tha Albana Fico, drejtoresha e ISHP-së.

Sipa saj, pjesa më e madhe e të prekurve janë meshkuj me rreth 58%, ndërsa mosha mesatare është 48 vjeç.

Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

  • Tiranë     63 qytetarë
  • Durrës     6 qytetarë
  • Lushnje 2 qytetarë
  • Elbasan     2 qytetarë
  • Fier         8 qytetarë
  • Rrogozhinë 2 qytetarë
  • Kavajë         3 qytetarë
  • Korçë          3 qytetarë

Në vijim të komunikimit të përditshëm ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive.

?MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, informon mbi situatën e COVID-19

Posted by Ogerta Manastirliu on Sunday, March 22, 2020

TË NGJASHME