HomeSociale

Shkozë/ Banorët të ngujuar mbi tarraca, përplasje me policinë

Tensione dhe përplasje mes banorëve në Shkozë dhe policisë që ka shkuar atje në mbështjeje të aksionit për shembjen e tre banesave, në vijim të planit për projektin e Unazës së Re. 

Zona është rrethuar nga policia, e cila nuk po lejon banorët të afrohen në banesat që janë parashikuar të prishen, ndërkohë që ata nuk lejojne t’u preken banesat, pasi kërkojnë më parë strehim dhe dëmshpërblim.

Sikundër duket edhe në këto foto të shkrepura nga LSA banorët janë ngujuar në taracat e shtëpive, për të penguar shembjen e banesave.

Banorët kanë kundërshtuar aksionin, duke bërë rezistencë, ndërsa disa prej tyre janë shoqëruar në polici. Në mbështetje  të banorëve që në mëngjes ka qënë dhe ish deputeti i PD-së, Aldo Bumçi.

shkoze
shkoze1
shkoze2
shkoze3
shkoze4
shkoze5
shkoze6
shkoze7
shkoze8
shkoze9
shkoze10
shkoze11
shkoze12
shkoze14
shkoze15

TË NGJASHME