HomePolitikë

Shkrihen dhjetëra institucione, çfarë do ndodhë me punonjësit

Që kur mori mandatin e dytë qeverisës, Edi Rama njoftoi për shkrirjen e disa institucioneve, që sipas tij nuk i shërbenin publikut. Sipas kryeministrit do të kishte një riorganizim të një sërë institucionesh dhe duket se dy vjet më pas, por kalohet në aksion.
Jemi vendi me numrin më të madh të drejtorëve, shefave, sekretareve, pastruesve dhe rojeve në Europë. Zyra kombëtare, agjenci kombëtare e ndërkombëtare deri aty kemi arritur. Shoqërira, operatorë të posaçëm, shto ujë e shto miell me qëllim për t’i gjetur punë njerëzve të partisë. Ne nuk mund të pranojmë që në administratat normale në Europë e Rajon raporti i nëpunësve që paguhen për të realizuar misionin është 3 me 1, ndërsa ne e kemi 1 me 1, se janë të partisë e të tepsive. Kjo është e papranueshme”, ka thënë kryeministrit Rama gjatë një seance në Kuvend, në muajin Shtator 2017.

Të parat që do të preken janë Hipoteka dhe ALUIZNI për të krijuar Kadastrën. Por plani nuk mbaron këtu. Qeveria ka përgatitur një projektligj, të cilin e ka hedhur për diskutim te institucionet që preken dhe që parashikon rreth 30 trupat inspektuese që funksionojnë aktualisht të bashkohen dhe të funksionojnë në vetëm 6 të tilla.

1.Do të krijohet Inspektorati Shtetëror i Shëndetësisë dhe Ushqimit. Për këtë sipas planit të qeverisë do të shkrihen: Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, Drejtoria e Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakulturës, Drejtoria e Shërbimit Veterinar Zyra për Mbrojtjen nga Rrezatimet, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Inspektorati i Mbrojtjes së Tokës

2. Do të krijohet Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Territorit. Për këtë institucion do të shkrihen: Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Agjencia Kombëtar e Zonave të Mbrojtura, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

3. Do të krijohet Inspektorati Shtetëror i Teknikës dhe Teknologjisë, ndërsa do të shkrihen: Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencën në Miniera, Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (MM), Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

4. Do të krijohet Inspektorati Shtetëror i Transportit dhe Infrastrukturës, ndërsa shkrihen: Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Autoriteti i Aviacionit Civil, Drejtoria e Përgjithshme Detare, Drejtoria e Inspektimit të Hekurudhave, Inspektorati Teknik i Digave dhe Dambave

5. Do të krijohet Inspektorati Shtetëror i Ekonomisë, ndërsa shkrihen: Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, Drejtoria e Hetimit Tatimor, Drejtoria e Hetimit Doganor.

6. Do të krijohet Inspektorati Shtetëror i Çështjeve Sociale dhe shkrihen: Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Instituti i Sigurimeve Shëndetësore Inspektorati Shtetëror i Arsimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave./opinion.al


TË NGJASHME