HomePolitikë

Shkroi planin për pavarësinë e Kosovës, vdes diplomati austriak

Alber Rohan, një diplomat austriak me karrierë të gjatë në Ministrinë e Jashtme të Austrisë, ka ndërruar jetë ditën e sotme, në moshën 93 vjeçare.

Gjatë bisedimeve për statusin e Kosovës, Rohan ishtë zëvendësndërmjetës i OKB-së, gjithashtu ishte ai që shkroi planin për pavarësinë e Kosovës.

Rohan ka qenë kritik i ashpër i hegjemonizmit serb, para vdekjes kundërshtoi planet për ndarjen e Kosovës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka shprehur pikëllim të thellë për vdekjen e diplomatit austriak Albert Rohan, i cili ishte edhe mik e mbështetës i madh i Kosovës.

Në postimin e tij në Facebook, Hoxhaj e quan Rohanin gjigant të diplomacisë evropiane dhe ndër paqebërësit më të aftë në Ballkan, ndërsa flet për përvojat që ka marrë nga ai gjatë bashkëpunimit të ngushtë ndër vite.

“Thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të mikut të Kosovës Albert Rohan, njërit nga gjigantët e diplomacisë evropiane dhe nga paqebërësit më të aftë në Ballkan. Do ta kujtojmë përgjithmonë për aftësitë e tij të jashtëzakonshme intelektuale e diplomatike, ndërsa unë personalisht do ta kujtoj për përvojën që kam pasur rastin ta përfitoj nga ai gjatë shumë viteve të bashkëpunimit të ngushtë”, ka shkruar Hoxhaj


TË NGJASHME