HomeSport

Shmanget “El Classico”, hidhet shorti për ndeshjet e radhës së Kupës së Mbretit

Ditën e djeshme u luajtën ndeshjet e fundit për Kupën e Mbretit, ku Bracelona fitoi lehtësisht me shifrat 5-0 ndaj Leganesit, duker kaluar në fazën tjetër.

Nuk rezultoi e njëjtë edhe për Sevijën, të cilët u eliminuan nga modestët e Mirandes, duke shkuar në shtëpi së bashku me Atletiko Madridin.

Ditën e sotme është hedhur shoti për fazën çerekfinale të kupës, ku është shmangur një “El Clasico” mes Barçës dhe Realit. Megjithatë nuk ka qenë një short i lehtë për katalanasit, të cilët do të përballen me Atletik Bilbaon.

Ndërkohë disi më të lehtë do ta ketë Real Madridi, të cilët do të luajnë me Real Sociedadin. Dy sfidat e tjera janë ato mes Granada-Valencia dhe Mirandes-Vijareal. Edhe në këtë fazë do të zhvillohet vetëm nga një ndeshje e vetme.

Të gjitha ndeshjet: 

Real Madrid – Real Sociedad

Atletik Bilbao – Barcelona

Granada – Valencia

Mirandés – Villarreal


TË NGJASHME