HomeSociale

Shoferë kujdes! Sot devijohet qarkullimi tek Unaza e Re, ja si do të bëhet lëvizja

Duke nisur nga mbrëmja e sotme Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur që të devijohet qarkullimi tek Unaza e Re për shkak të ecurisë së punimeve në rrugën kryesore nga krahu i djathtë.

Por si do të devijohet trafiku?

Aty ku ndahen sot rrymat e trafikut për Unazë të Re dhe Yzberisht automjetet që kanë për destiancion zonën e pallateve do të devijojnë djathtas në rrugën paralele, me të cilën janë lidhur të gjitha rrugicat ekzistuese (Rruga Mikel Maruli, Rruga Aleksandri i Madh dhe Bulevardi Migjeni).

Është bërë vendosja e sinjalistikës përkatëse dhe në këtë aks është i ndaluar parkimi i automjeteve.


TË NGJASHME