HomeLajmi i Fundit

Shoferi humb kontrollin, merr flakë makina

Rreth orës 00:35 të mëngjesit të sotëm, merr flakë në ecje një makinë në aksin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit.

Në makinë kanë qenë drejtues një 53 vjecar dhe dy fëmijët e tij të cilët janë dëmtuar lehtë.

Durrës/ Informacion Paraprak

Më datë 01.08.2019, rreth orës 00:35, në aksin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit, shtetasi B.K.,53 vjeç, banues në Tiranë , duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën, për pasojë mjeti ka marrë flakë dhe janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit, si dhe dy fëmijët e tij, 10 e 16 vjeç, të cilët ishin pasagjer në mjet.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes