HomeLajmi i Fundit

Arrestohet një 33-vjeçar, shtyp me makinë policin

Një 33-vjeçar nga Tirana ka përfunduar në pranga, pasi kundërshtoi me dhunë dhe goditi me mjet punonjësin e Policisë Rrugore për shkak të detyrës.

Shërbimet e Komisariatit Nr. 6, në bashkëpunim me Policinë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. LL., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkohë materialet do t’i kalojnë prokurorisë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik dhe “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”.


Njoftimi i plotë

Tiranë

Kundërshtoi me dhunë dhe goditi me mjet punonjësin e Policisë Rrugore për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit Nr. 6, në bashkëpunim me Policinë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. LL., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, gjatë patrullimit në Unazën e Re, patrulla e Policisë së qarkullimit rrugor i ka bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit sepse qarkullonte pa rrip sigurimi dhe gjatë komunikimit të masës administrative të dhënë nga ana e tyre për shkeljen e kryer, shtetasi A. LL. ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë dhe më pas në tentativë për t’u larguar, ka goditur me mjet punonjësin e Policisë, duke i shkaktuar dëmtime në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti që drejtonte shtetasi A. LL.

Materialet do t’i kalojnë prokurorisë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik dhe “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”.

K.S/ GotaNews