HomeSport

Shok te Barcelona, nr. 2 i klubit i infektuar me koronavirus

Jordi Cardoner, zëvendës presidenti i klubit të Barcelonës ka rezultuar pozitiv pas testeve të koronavirusit.

Nr.2 i klubit katalanas ndodhet në shtëpinë e tij i izoluar dhe po vazhdon të kurohet normalisht. Ai është pjesëtari i tretë i klubit që infektohet me virusin COVID-19. Disa ditë më parë, u konfirmua se drejtori i Shërbimit Mjekësor të Barcelonës Ramon Kanal dhe mjekur i skuadrës Hoze Antoni Gutierrez ishin infektuar me koronavirus.

Gjendja shëndetësore e 57-vjeçarit deri më tani raportohet të jetë e qëndrueshme dhe pa komplikacione serioze.


TË NGJASHME