HomeLajmi i Fundit

Shoku i Stresit? Zbulohet identiteti i personit tjetër të shpallur në kërkim për vrasjen në Tiranë (FOTO)

Blerim Hoti, ose i njohur ndryshe në rrjetet socialie si Lim Hoti, është një nga personat i cili ishte i pranishëm në tavolinën e miqve ku u vra 27-vjeçari Mehmet Qema.

Që nga mbrëmja e djeshme e deri në orët e para të drekës Hoti ka qëndruar në arrati pasi ai sëbashku me 3 persona të tjerë ishin shpallur në kërkim nga policia.

Fillimisht u dirëzua autori i ngjarjes Marjus Dema dhe shoku i tij që mësohet se hoqi një gëzhojë, Franklin Myftari.

Pak minuta më parë raportohet se janë dorëzuar edhe tre shokët e tjerë, ndërsa njëri prej tyre është ende në arrati. Nuk dihet nëse Hoti është njëri nga të vetëdorëzuarit ose jo.

Blerim Hoti është një figurë goxha e lakuar në show bizin shqiptar, pasi ai gjithmonë ështëmparë në shoqërinë e reperave të njohur si Stresi, me të cilin prishi marrëdhëniet shoqërore pak kohë më parë.


TË NGJASHME