HomeSport

Shorti Champions League/ Partizani dhe Shkëndija mësojnë kundërshtarët

Në Nion të Zvicrës, është hedhur shorti për turin e parë kualifikues të Champions League. Kështu edhe skuadrat shqiptare Partizani dhe Shkëndija e Tetovës, kanë mësuar kundërshtarët e tyre.

Qarabag do të jetë kundërshtari i Partizanit, në raundin e parë të Champions League. Qarabag, është aktualisht kampione në Azerbajxhan dhe ish-skuadra e Ansi Agollit.

Nga ana tjetër, për Shkëndijen është një kundërshatr më i lehtë në letër. Kampionët e Maqedonisë, do të përballen me Nomme Kalju, skuadrën kampione të Letonisë.

PËRBALLJET: 

NOMME KALJU – SHKËNDIJA

PARTIZANI-QARABAG

NDARJA E VAZOVE PËR SKUADRAT SHQIPTARE NË CHAMPIONS: 

GRUPI 2

Kundërshtarët e Partizanit

CELTIC (SKO)

Qarabak (AZE)

Sheriff Tiraspol (MDA)

F91 Dudelange (LUX)

Slovan Bratislava (SVK)

GRUPI 1

Kundërshtarët e Shkëndijës

Suduva (LTU)

CFR Cluj (ROU)

Ferencváros (HUN)

Nome Kalju (EST)

Ararat-Armenia (ARM)


TË NGJASHME