HomeSport

Shorti i Champions League/ “Ferr” për Inter, ja tabloja e plotë e 8 grupeve

Në Monaco, ditën e djeshme u hodh edhe shorti për fazën në grupe të Champions League.

Goglat dhuruan sërish emocione, teksa nuk munguan as grupet e “ferrit”. Kështu, në grupin A, renditen PSG dhe Reali i Madridit, që sfidojnë Club Brugge dhe Galatasaray.

Grupi B, është gjithashtu një grup i fortë ku bëjnë pjesë skuadra si, Bayern Munchen dhe Tottenham që do të kenë përballë dy ekipe ballkanase si Olympiakos dhe Crvena Zvezda.

Në grupin C, kampionët e Anglisë Manchester City kanë një short më të lehtë teksa përballë do të kenë skuadra Dinamo Zagreb, Atalanta dhe Shakhtar Donetsk.Short i favorshëm edhe për Juventus që në grupin D, do të përballen me Atletico Madrid, Bayern Leverkusen dhe Lokomotiv Moscoë.

Në grupin E, Liverpool dhe Napoli do të kenë transferta ‘të lehta’ ndaj Salzburg dhe Genk.

Ndërkohë, i cilësuar “grupi i ferrit”, është grupi F ku goglat kanë bërë bashkë Barcelonën, Interin, Borussia Dortmund dhe Slavia Prague.

Grupi G përfshin Zenitin, Benfikën, Lyonin dhe Leipzig, ndërsa në grupin e fundit, atë H, renditen Chelsea, Ajax, Valencia dhe Lillë.

Keshtu është kompletuar edhe tabloja e plotë e 8 grupeve të Champions League që do të na dhurojnë përballje emocionuese.


TË NGJASHME