HomeSport

Shorti i Champions League/ Juventus me fat, short i vështirë për Real Madrid dhe Liverpool

Është hedhur ditën e sotme, në Nion të Zvicrës, shorti i 1/8-ave, të Champions League.

Ky short ka nxjerrë çifte shumë interesante, të cilat do dhurojnë emocione dhe spektakël.

Superpërballja do të jetë padyshim, ajo mes Realit dhe Mançester Sitit. Zidan dhe Guardiola do të vihen përballë, për një biletë për në fazën tjetër.

Gjithashtu një çift shumë interesant është ai mes Atletikos dhe Liverpulit, që do të bëjë anglezët të rikthehen në stadiumin që u shpallën kampionë Europe sezonin e shkuar.

Fati i ka buzëqeshur Juventusit, që do të ndeshet me Lionin, në një përballje, që nuk frikëson aspak italianët dhe u jep mundësi mos të lodhen shumë.

Një short shumë të vështirë ka pasur Napoli, që do të duhet të përballet me Barcelonën, e cila është e etur për sukses në Europë.

Ndërkaq Atalanta do të luajë ndaj Valencias, një short i kënaqshëm duhet thënë ky për italianët, duke parë kundërshtarët që ka evituar.

Çiftet e 1/8-ave:

1) Borussia Dortmund- PSG

2) Real Madrid- Manchester City

3) Atalanta-Valencia

4) Atletico Madrid- Liverpool

5) Chelsea- Bayern Munchen

6) Lyon- Juventus 

7) Tottenham-Leipzig

8) Napoli-Barcelona


TË NGJASHME