HomeSport

Shorti i Champions League, Partizani mëson kundërshtarin e raundit të dytë

Gjatë shortit të Champions, të hedhur dje në Nion të Zvicrës, Partizani njohu kundërshtarin e parë të turit kualifikues. Kampionët e Azerbajxhanit, Qarabag janë kundërshtarët e tyre në këtë fazë të parë. Diferencat mes dy klubeve, janë të dukshme, jo vetëm nga forma e treguar kohëve të fundit, por edhe kostoja e dy ekipeve ka ndryshim të madh. Sipas “Transfermarkt “, Qarabag, vlen rreth 16.4 milionë euro, kurse Partizani vlen rreth 5.9 milionë euro.

Edhe pse në letër, është një kundërshtar shumë i vështirë, “të kuqtë”, nuk kanë ndërmend të dorëzohen. Në futboll, janë parë shumë të papritura dhe asgjë nuk është e sigurtë. Ndërkohë, sot në orën 12:00, Partizani do të mësojë edhe kundërshtarët e raundit të dytë, gjithmonë nëse arrijnë të kualifikohen për më tej.

Partizani ka dhe një mundësi tjetër nëse eliminohet nga Champions, teksa kalon në raundin e dytë të Ligës së Europës. Edhe rivalët e Ligës së Europës, në rast eliminimi, do të mësohen ditën e sotme:

KUNDËRSHTARËT E MUNDSHËM TË PARTIZANIT NË RAST KUALIFIKIMI:

Linfild (Iralnda e Veriut)

Rozenborg (Norvegji)

Dundalk (Iralndë)

Riga (Letoni)

Dudelanzh (Luksenburg)

Valeta (Maltë)

Nju Seints (Uells)

KUNDËRSHTARËT E MUNDSHËM TË PARTIZANIT NË RAST ELIMINIMI:

Bate Borisov ose Piast Glivice

Suduva ose Crvena Zvezda

Sherif Tiraspol ose Saburtalo

Dundalk ose Riga

Tre Pene ose Santa Koloma


TË NGJASHME