HomePolitikë

Shorti për KED-në e re, reagon Presidenti Meta

Presidenca hodhi sot shortin për zgjedhjen e Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi. Nga shorti me gogla janë përzgjedhur dy anëtarët e rinj të KED-së nga radhët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët do të jenë Fjona Papajorgji dhe Vitore Tusha. Sipas Kushtetutës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi drejtohet nga anëtari i zgjedhur nga Gjykata e Lartë, në këtë rast i bie të jetë sërish Adrian Dvorani.

Pas kësaj ka reaguar kreu i shtetit Ilir Meta me një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale ku shkruan:

“Pas një shorti tepër TRANSPARENT, tani më e rëndësishme mbetet veprimtaria plotësisht TRANSPARENTE dhe në respekt të ligjit e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për vitin e ardhshëm”.

Shorti me gogla

Kandidatët nga Gjykata Kushtetuese

1 – Fjona Papajorgji- Anëtare e KED-së

2 – Vitore Tusha- Anëtare e KED-së

Anëtari Zëvendësues

1 – Marsida Xhaferrllari- Anëtare Zëvendësuese e KED-së

Anëtar i Gjykatës së Lartë

1- Ardian Dvorani, kryetar i KED

Kandidatët nga Prokuroria e Përgjithshme

1 – Arta Marku – anëtare e KED-së

Anëtari zëvendësues

1- Bilbil Mete, anëtar i KED

Kandidatët nga Gjykatat e Apelit

1-  Miranda Andoni, anëtare e KED

2- Saida Dollani, anëtare e KED

Zëvendësuesi

1- Nazmi Troka, anëtar i KED

Prokurorët pranë Gjykatave të Apelit

1 – Ludovik Dodaj, anëtar i KED

2-  Fatjona Memçaj, anëtare e KED

Zëvendësuesi

1 – Nezir Gjokaj anëtar i KED

Gjykatat e Apelit dhe Shkalla e Parë

1 – Arjan Qafa, anëtar i KED

Zëvendësuesi
1 – Marjana Velaçani Idrizi


TË NGJASHME