HomeLajme

Shpallen fituesit e Nobelit për Ekonomi

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave u ka ndarë çmimin Nobel për Ekonomi, ekonomistëve Abhijit Banerjee, Esther Duflo dhe Michael Kremer, për punën e tyre në zbutjen e varfërisë botërore.

Banerjee dhe Kremer janë shtetas të SHBA-së, ndërsa Duflo ka nënshtetësi të dyfishtë amerikane dhe franceze.

“Hulumtimi i kryer nga këta ekonomistë ka përmirësuar ndjeshëm aftësinë tonë për të luftuar varfërinë botërore. Në vetëm dy dekada, qasja e tyre e re e bazuar në eksperimente ka transformuar ekonominë e zhvillimit”, tha Akademia.

Treshja fituese e çmimit do të ndajnë shpërblimin prej rreth 908 mijë dollarësh amerikanë. Javën e kaluar, në Stokholm u ndanë edhe çmimet Nobel për letërsi, mjekësi, fizikë, kimi dhe paqe.


TË NGJASHME