HomeSociale

Shpallet ‘Dëshmor i Atdheut’ ish-kryepolici

Dy vjet pas vdekjes, kryepolici i vrarë në hyrje të shtëpisë së tij në Tiranë, Artan Cuku është shpallur “Dëshmor i Atdheut“. Titulli iu dorëzua bashkëshortes së kryepolicit nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Gjatë fjalës së tij, Lleshaj u shpreh se Cuku u vra nga një atentat i pabesë, i ndodhur në 2017-ën.

“Artan Cuku mbylli jetën e tij të re pas një atentati të pabesë prej një dore kriminale në 8 prill 2017. Vrasësi i paguar i Artan Cukut u kap nga policia në 11 qershor 2017, ndërsa porositësi i krimit të shëmtuar është arrestuar në 29 dhjetor 2018 në Athinë ku pritet edhe ekstradimi drejt Shqipërisë ku do të përballet me drejtësinë.

Nga sot i bashkohet radhës së Dëshmorëve të Atdheut duke merituar respektin e gjithë shqiptarëve. Ne i shprehim respektin dhe mirënjohjen familjarëve të Artan Cukut. Me nderimin e Artan Cukut shprehim respektin për policinë dhe dëshmorëve të shumtë”,
u shpreh ministri.


TË NGJASHME