HomePolitikë

Shpalli kandidaturën për drejtimin e PD-së, Basha përballet sot me rivalin e tij

Që me deklaratën e kreut të opozitës për mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve, Partia Demokratike ka nisur organizimin në korridoret e saj partiake.

Teksa dje mblodhi kryetarët e degëve të PD-së nëpër rrethe, sot pritet që Basha dhe deputetët që fituan me 25 pill të mblidhen në selinë në kryeqytet.

Ndër deputetët pjesmarrës pritet të jetë edhe Fatbardh Kadilli, i cili pas zgjedhjeve nuk ngurroi të shprehte hapur mendimin e tij duke bërë përgjegjës direkt për humbjen Lulzim Bashën.

Kadilli ndër të tjera ka kërkuar nga Basha që të heqë dorë nga drejtimi i PD-së dhe njëherazi shpalli edhe vetëpropozimin për të marrë drejtimin e të djathtës shqiptare.

Menjëherë pasi Fatbardh Kadilli shpalli kandidaturën për drejtimin e PD-së pati edhe kundërshtime nga radhët brenda partisë si nga Edi Paloka, Grida Duma, Ervin Salianji e të tjerë.

Nëse Kadilli shkon sot në Kryesinë e Partisë do të jetë përballja e parë me kryetarin actual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku pritet të zbardhen diskutimet dhe vendimet.


TË NGJASHME