HomeTeknologji

Shpejtësi dhe fuqi! Teknologjia e fundit mban emrin “Jeep”, ja kur del në shitje

Kompania Jeep vjen me një risi dhe ka menduar të prodhojë modelin më të ri, i cili është më i shpejti dhe më i fuqishmi që kompania amerikane ka ndërtuar ndonjëherë. Modeli “Ruibicon 392” është në gjendje të arrijë nga 0 në 100 km/h për 4,5 sekonda.

Ky model i ri ka një motor me 470 kuaj fuqi dhe është hera e parë në 40 vite që Jeep përdor një motor me 8 pistona, 6.4 litra.

Sipas Fiat Chrysler, që prodhon këto makina, kjo u bë me kërkesë të konsumatorëve, të cilëve gjithsesi u jepet mundësia ta ulin fuqinë kur nuk është e nevojshme duke përdorur vetëm 4 pistona.

Për t’i bërë vend motorit, përmasat e makinës janë ndryshuar. Makina është më e lartë, çka rrit nivelin e performancës jashtë rruge, në gropa dhe kodra, si dhe mund të ecë pa problem brenda në ujë, në një thellësi gati 1 metër.

Makina pritet të dalë në shitje në fillim të vitit 2021, megjithatë ende nuk është zbuluar çmimi, por edhe niveli i konsumimit të karburantit.


TË NGJASHME