HomeSport

Shpërfilli testin e COVID-19/ Bernard Challandes rezultoi pozitiv gjatë ndeshjes me Shqipërinë

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka rezultuar pozitiv në testet e fundit për coronavirus.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se Challandes dhe një anëtar i stafit të Kosovës kanë rezultuar pozitiv në testet e COVID-19.

Si rezlutat i kësaj, ndeshjen kundër Shqipërisë e cila dotë luhet sot në orën 16 në Elbasan do ta udhëheqë ndihmës trajneri Muharrem Sahiti.

Për iroini të fatit Bernard Challandes një ditë më parë, kishte shprehur një ditë më parë shqetësimin për kushtet dhe kohën kur u vendos të zhvillohet miqësorja me Shqipërinë, dhe se një test për COVID-19 është i panevojshëm për të duke iu referuar situatës shqetësuese që ka sjell ky virus.

Challandes është izoluar menjëherë ndërsa në pritje të testit të radhës humbet këtë miqësore, lajm ky i bërë publik nga vetë Federata e Kosovës.


TË NGJASHME