HomeSociale

Shpërndahen shpërblimet, pensionistët të pa kënaqur…

Më shumë se 35 mijë pensionistë në të gjithë vendin kanë
marrë shpërblimin e fundvitit ditën e premte. Zyrat e postës
shqiptare kanë shpërndarë tek të moshuarit shpërblimin
prej 3 mijë lekë që ka caktuar qeveria. Që në orët e para të mëngjesit, pensionistët kanë
nxituar për të marrë shpërblimin e tyre, duke respektuar edhe kalendarin e miratuar nga
Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare.
Pensionistët shprehen se shpërblimi prej 3 mijë lekë është i pamjaftueshëm për ta.
Në kukës pensionistët thanë se mirëpresin çdo dhuratë në raste festash. Ndërkohë në
Durrës dhe Elbasan të moshuarit thonë se e kanë të pamundur të blejnë ushqimet e vitit
të ri me vetëm 3 mijë lekë.
Qeveria miratoi 2.3 miliardë lekë për kategoritë në nevojë si shpërblim për festat e
fundviti. Pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike kanë afat deri në 30 dhjetor për
të marrë shpërblimin. Kush nuk e tërheq brenda afatit do ta marrë shpërblimin në muajin
janar


TË NGJASHME