HomeLajmi i Fundit

Shpërndanin drogë/ Arrestohen 5 persona, mes tyre miku i Shullazit

Policia e Tiranës ka sekuestruar 1 kg kokainë, dhe ka arrestuar pesë persona, në mesin e të cilëve dhe tre vajza. Në pranga ka përfunduar Klajdi Gjeci, i konsideruar si kreu i grupit të shpërndarjes së kokainës.

Gjeci njihet si mik i Emiljano Shullazit, i cili aktualisht është në burg për disa vepra penale dhe përfshirje në grup kriminal.

Mësohet se grupi i Gjecit bashkëpunonte me grupin që u godit ditën e sotme nga policia në Elbasan, ku u arrestuan 5 persona.