Kronikë Lajme Lajmi i Fundit

Shpërndante kokainë, arrestohet 55 vjeçari në Fier

Një 55 vjeçari nga Fieri ka përfunduar në prangat e policisë për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Policia lokale bën me dije se ka arrestuar shtetasin me iniciale G.M., pas informacioneve të marra në rrugë operative se shpërndante drogë me automjetin e tij tip “Golf”.

Njoftimi:

Policia e Fierit godet një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në formë dozash.

Sekuestrohen 5 doza Kokainë, arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:

G.M, 55 vjeç, banues në Levan, Fier.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në vendin e quajtur “QTU”, Fier, nga kontrolli i ushtruar  në automjetin tip “Ford” që drejtohej nga shtetasi G.M, u gjet një pako si ajo e ilaçeve ku brenda së cilës kishte pesë paketime në formë dozash me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Related posts

Sa të sigurtë janë plazhet në Shqipëri, zbardhet raporti i KLSH-së

Mila

Përçahet skuadra e Napolit, futbollistët dalin kundër presidentit

igligota

Afrikë, ushqimi shkakton çdo vit miliona…

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!