HomeLajmi i Fundit

Shpërndante kokainë me motor, 45 vjeçari kapet duke çuar porosinë

Një 45 vjeçar u arrestua nga policia në Tiranë në kuadër të një operacioni të koduar “Klienti”.

Policia e kryeqytetit bën me dije se shtetasi A.H, u arrestua teksa po çonte porosinë tek klientët, duke përdorur një motor. Atij iu zhvillua edhe një kontroll në banesë, duke gjetur një tjetër sasi kokaine.

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë  kriminale  në fushën e drogave të forta.

Operacioni i koduar “Klienti”, zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr.2 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Tiranë.

Sekuestrohet 306 gramë kokainë.

Në pranga poseduesi i lëndës narkotike që e shpërndante në doza të vogla.

Në kuadër të kontrolleve të shtuara dhe goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara nga stukuarat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale , të shpërndarjes në doza të vogla të drogave të forta kryesisht Kokainë, Shërbimet e Kom.Pol.Nr.2 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve kanë finalizuar operacionin e koduar “Klienti”, duke arrestuar në flagrancë shtetasin:

– A.H., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas në rrugën “Prokop Mima” po lëvizte me motor ku gjatë ndërhyrjes së policisë ka hedhur në tokë dy kartopeceta brenda së cilave kishte lëndë narkotike e dyshuar llojit Kokainë. Këtë lëndë e kishte bërë gati për t’ua çuar klientëve që e kishin porositur.

Nga kontrolli i banesës ju gjet dhe një sasi tjetër kokaine, në total 306.2 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve vijon puna për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.