HomeLajme

Shpërndante lëndë narkotike, në pranga 23-vjeçari

pranga

Policia e Lezhës arrestoi një shtetas në afërsi të një shkollë në tentativë për të shpërndarë lëndë narkotike.

Në pranga ra shtetasi S. R.,23 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, Lezhë.

Arrestimi i tij u bë pasi Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dispononin informacione se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza të vogla me lëndë narkotikë të dyshuar Cannabis Sativa.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë dhe përreth saj u gjetën dhe 203 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.


TË NGJASHME