HomeSociale

Shpërndarja e materialeve zgjedhore në Shkodër, dy qendra të kyçura, roja: Nuk e kam unë çelësin

Shkolla “Jordan Misja” në Shkodër, ku janë përcaktuar dy qendra votimi në varësi të KZAZ-së nr. 4 ,është kyçur pas urdhrit të kryebashkiakes Voltana Ademi.

Anëtarët e komisionit bashkë me personat e tjerë kanë shkuar për të çuar materialet zgjedhore, por dera ka qenë e mbyllur, duke bërë që komisionerët ti rimarrin edhe njëherë mbrapsht materialet zgjedhore.

Në një komunikim mes policisë së shtetit dhe rojës së shkollës, ky i fundit është shprehur se nuk i kishte ai çelësat për të hapur shkollën.

Ndërkohë që tek shkolla “Edit Durham”, dera është hapur me forcë dhe komisionerët janë futur për të vendosur materialet zgjedhore.

ec7dfbea-4059-412d-97ed-68182d652278
94525f38-dcaa-4956-a1e2-85bc85c3c5a0

TË NGJASHME