HomeTeknologji

Shpërthèjnë memet në rrjet pas bllokimit të Facebook, Instagram dhe Whatsapp (Foto)

Pas bllokimit për disa orë të rrjeteve sociale Facebook, Instagram dhe Whatsapp, përdoruesit kanë shprehur të gjithë ironinë e tyre në rrjet duke krijuar meme të shumë llojshme për të ironizuar problemet me platformat e kompanisë Facebook, të cilat për herë të parë zgjatën kaq gjatë.

Sipas ekspertëve, bllokimi shkaktoi një rënie me 5% të aksioneve të Facebook në bursë, përkthyer kjo në miliarda dollarë humbje.

Ndërkohë pati rritje të konsiderueshme në Twitter, Viber dhe TikTok. Ende nuk është dhënë asnjë arsye për zhdukjen misterioze të disa prej platformave më të njohura të rrjeteve sociale në botë, diçka që nuk është e pazakontë kur gabime të ngjashme janë shfaqur në të kaluarën.

Një kolaps mjaft i madh në vitin 2019 u shpjegua si rezultat i “operacioneve të mirëmbajtjes rutinë” të paqarta, të cilat me sa duket “kishin shkaktuar një problem” në teknologjinë e platformës.

Disa nga memet:


TË NGJASHME