HomeShowbiz

Shpërthejnë puthjet! Oriola Marashi poston fotot romantike me njeriun e zemrës

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, shpeshherë është komentuar për jetën e saj sentimentale.

Kohëve të fundit ajo ka dalë hapur me futbollistin Eros Grezda, të cilët kohë më parë kanë filluar romancën.

Edhe pse nuk kishin pranuar publikisht lidhjen, çifti i tashmë nuk po i kursen pozat atraktive në rrjetet sociale.

Kështu, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Oriola është shfaqur tërheqëse, teksa shkëmbente një puthje me Erosin.

Në imazhin e parë dyshja shihet në veturë, kurse në tjetrën ata duken në disa shkallë lëvizëse.

Sidoqoftë, jo vetëm për lidhjen, modelja e njohur është bërë qendër e vëmendjes edhe përmes fotosesioneve që po realizon.

Pothuajse secila lëvizje e saj po merr interes mediatik, duke u bërë kështu lajm në çdo faqe rozë.

Image

TË NGJASHME