HomePolitikë

“Shpërthen” Berisha: Grusht shteti nga Rama…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për raportin e Komisionit të Venecias, i cili nxirrte përfundimin se Presidenti Ilir Meta ka tejkaluar kompetencat kushtetuese me anulimin e 30 qershorit, por që nuk ka shkelje të rënda për shkarkimin e tij.

Berisha shkruan në “Facebook” se “Edvin Mafia po kryen grusht shteti”, duke shtuar se “Venecia ka damkosur si puçist Edvin Mafinë dhe narkoparlamentin e tij.

“Edvin Mafia po kryen grusht shteti! Miq, Komisioni i Venecias ka damkosur si puçist Edvin Mafine dhe narkoparlamentin e tij. Ne opinionin e tij te publikuar sot ky Komision konkludon se: “nuk ka baza per shkarkimin e presidentit”! Kjo do te thote se Edvin Mafia po kryen grusht shteti!”, shkruan Berisha.


TË NGJASHME