HomeLajmi i Fundit

Shpërthen bombola e gazit në banesë/ 62-vjeçari pëson djegie të rënda

Mbrëmjen e sotme në fshatin Stajke, Vau i Dejës, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në banesë, një 62-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Sipas policisë, 62-vjeçari me inicialet F.L, ka tentuar të shuaj zjarrin, por ka pësuar djegie të rënda dhe është nisur drejt spitalit të traumës për ndihmë të specializuar.

Paraprakisht dyshohet se bombola ka shpërthyer për shkak të pakujdesisë, kryhen veprimet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vau i Dejës / Informacion paraprak

Më datë 13.02.2020, rreth orës 20:30, në fshatin Stajke, Vau i Dejës  nga pakujdesia ka marrë zjarr bombula e gazit në banesë. Në përpjekje për të shuar zjarrin shtetasi  F. L. 62 vjeç,  ka pësuar djegie të rënda, i cili po dërgohet për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tirane.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

M.H/ GotaNews