HomeLajme

Shpërthen bombola e gazit në një pallat në Vlorë

Një shpërthim ka ndodhur këtë të hënë rreth orës 10:20, në lagjen
“Kushtrimi” të Vlorës.
Shkak është bërë një bombol gazi që ka shpërthyer në katin e gjashtë të një
pallati. Për pasojë zjarri ka përfshirë banesën e 60-vjeçarit V.S, duke i
dëmtuar orenditë shtëpiake.
Fatmirësisht nga kjo ngjarje, nuk ka dëme në njerëz por vetëm materiale.
Shërbimet e zjarrfkises kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa
grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes


TË NGJASHME