HomeSociale

Shpërthen krateri i vullkanit Stromboli në Itali, humb jetën një alpinist. Rritet frika edhe për një cunam

Një seri shpërthimesh të dhunshme u regjistrua nga krateri i vullkanit Stromboli, që ndodhet në ishullin me po të njëjtin emër në Itali. Një alipinist, i cili kishte po eksploronte zonën, së bashku me mikun e tij, humbi jetën, ndërsa miku i tij u plagos.

Llava ka filluar të shpërndahet me shpejtësi, duke shkaktuar edhe zjarre të shumta në zonë.  Disa turistë janë hedhur në det nga frika, ndërsa roja bregdetare po evakuon ata që duan të largohen nga ishulli.

C_2_fotogallery_3099949_1_image

Dy shpërthimet e regjistruara janë ndër më të fortët që nga viti 1985, kur vullkani ishte ende aktiv. Ndërkohë ëshët rritur edhe frika e një cunami, pasi një pasojë e tillë ishte shpërthimi i vullkanit në vitin 2002. Dëshmitarët kanë treguar se anijet janë rikthyer në portë, ndërsa zona po monitorohet me helikopterë.

C_2_fotogallery_3099949_5_image
C_2_fotogallery_3099949_4_image
C_2_fotogallery_3099949_3_image
C_2_fotogallery_3099949_2_image
C_2_fotogallery_3099949_1_image
C_2_fotogallery_3099949_0_image

TË NGJASHME