HomeLajmi i Fundit

Shpërthen në flakë depozita e gazit, policia rrethon zonën

LAJMI-I-FUNDIT-1

Pak minuta më parë në Portëz të Fierit ka shpërthyer një depozitë gazi. Shkak dyshohet të jetë bërë një defekt teknik.

Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Fatmirësisht deri në këto momente nuk raportohet për persona të plagosur, por vetëm për dëme materiale.

Informacion parapak.

Sot rreth orës 10:15, në Portëz, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik ka shpërthyer një depozitë gazi që furnizon automjetet me gaz.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë person të lënduar por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.