HomeShowbiz

Pasi reagoi ashpër ndaj mjekëve që thanë se meshkujt ‘gay’ përhapin virusin, Elton Ilirjani bën vaksinën kundër lisë së majmunit

Biznesmeni i njohur shqiptar, Elton Ilirjani është një nga figurat më të komentuara në publik për shkak të deklaratave të forta që bën herë pas herë si dhe për prirjet e tij seksuale.

Së fundmi ai ka njoftuar ndjekësit e tij se ka bëre dozën e parë të vaksinës kundër Lisë së Majmunit.

Eltoni pak kohë më parë ironizoi teorinë e mjekëve se meshkujt gay përbëjnë rrezik përhapjen e virusit. Sot ai ka publikuar në Instagram një foto ku tregon se është vaksinuar për këtë virus, duke konfirmuar kështu se personat Gay janë të parët qe po vaksinohen kundër këtij virusi në SHBA!

Duke mos i kursyer dozat e humorit, ai shkruan se për dhimbjen e shkaktuar nga injeksioni i ka blerë vetes një palë vëthë flori dhe një shishe Coca Cola.

Kujtojmë se pas lajmit se shkencëtarët janë shprehur se ‘meshkujt që kryejnë marrëdhenie seksuale me meshkuj’ përbëjnë rrezik për përhapjen e virusit, Eltoni reagoi ashpër.

Ai e cilësuoi si ‘homofobike’ nga ana e mjekëve të cilët po e bëjnë pa vetëdije këtë gjë. Sipas tij këto viruse nuk janë të lidhura aspak me njerëzit apo kafshët.

Biznesmeni ngriti zërin se përse nuk flasin për faktin se ‘meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me femra’ po i shkaktojnë atyre kancerin në mitër dhe për këtë fakt po vdesin me miliona gra nëpër botë.

Sipas modelit ky konkluzion është diçka jo logjike e cila po ushqen urrejtje ndaj komunitetit të “LGBT”. Ai gjithashtu dha dhe një mesazh të fortë për të gjithë komunitetin që ta shijojnë jetën e tyre!

“Bota është çmendur dhe për këtë gjë nuk ka dyshime! Duhet të jap mendimin tim në lidhje me linë e majmunit dhe teorisë homofobike “meshkujt që bëjnë s*ks me meshkuj”.  Viruse, bakrere, kanceri dhe të gjitha këto sëmundje po vrasin të gjitha krijesat e gjalla (njerëz, kafshë). Nuk ka virus, bakrere apo kancer që janë të lidhura me asnjë grup social njerëzish apo kafshësh.

Viruse dhe baktere të ndryshme ndikon ndryshe në grupe sociale të ndryshme! Por kjo nuk do të thotë që këto grupe krijuan virusin. Përveç politikës homophobe që është rritur kohëve të fundit, në shkekujt e fundit kemi dëgjuar termin meshkuj’ që bëjnë s*ks me meshkuj”.

Nëse është kështu, përse nuk dëgjojmë të njëjtën gjë për herpesin, virus që shkakton kancer në qafën e mitrës dhe miliona gra po vdesin çdo vit nëpër botë? Termi “Meshkuj që kryejnë marrëdhënie seksuale me femra?”

Konkluzion: Homofobia është një ‘murtajë’ që ka infektuar çdo njeri! Gjithashtu shkencëtarët dhe doktorët pa vetëdije! Ata mbase nuk ndihen ashtu por termi “meshkuj bëjnë s*ks me meshkuj” është jo korrekt dhe aspak logjike!! Është homofobike në çdo sens dhe duke ushqyer urrejtje ndaj LGBT!

Lija e majmumit nuk është një virus homoseksual! Është një virus që po jeton në këtë univers së bashku me viruset idiote që kanë mbajtur botën në një mentalitet të moshës së mesme!

Këshillë: Për të gjithë komunitetin e LGBT! Jetoni sa më të lirë! Bëni s*ks sa herë të doni dhe si  të doni! Viruset që na prekin nuk janë viruse! Thjesht kryeni s*ks të mbrojtur.  Shijoni jetën!”– shkroi Eltoni.


TË NGJASHME