HomeLajmi i Fundit

Shpërthim i fuqishëm, 11 të vdekur

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën, nga shpërthimi i një bombe të vendosur në anë të rrugës, pjesë e të cilëve janë edhe gra e fëmijë.

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi në provincën Kandahar në Afganistan. Nga shpërthimi u plagosën 35 persona të tjerë ku u dërguan në spital dhe disa nga të plagosur kanë marrë dëmitimë të shumta.

Përgjegjësia për sulmin me bombë nuk është marrë nga asnjë grup aktiv në Afganistan.

Yousof Younosi, anëtar i këshillit të provincës, tha se viktimat kanë qenë anëtarë të së njëjtës familje që po shkonin drejt një vendi të shenjtë.

Younosi fajësoi militantët talibanë, që shpesh përdorin bombat e vëna në anë të rrugës për të sulmuar forcat afgane të sigurisë dhe të tjerë.