HomeLajmi i Fundit

Shpërthim i fuqishëm në Bllok, dyshohet për të lënduar

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në këto momente në zonën e Bllokut në Tiranë, në rrugën Vaso Pasha. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në një dyqan tullumbacesh për organizimin e eventeve duke lënë 4 të plagosur.

Dyshohet që të kenë shpërthyer dy bombola me helium që përdoren për fryrjen e tullumbaceve. Të plagosur mbetën, tre vajza që ndodheshin brenda dyqanit dhe një djalë.

Ky i fundit, ishte në një argjendari që ndodhet ngjitur me dyqanin e tullumbaceve, e cila gjithashtu pati dëme të konsiderueshme materiale.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, ndërsa pritet të zbardhen shkaqet.

Vijon…