HomeLajmi i Fundit

Shpërthim i fuqishëm në Elbasan, policia nis hetimet

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mesditën e sotme në lagjen “5 maji” të qytetitElbasanit.

Paraprakisht dyshohet se shpërthimi ka ndodhur në një banesë, por ende nuk dihen rrethanat apo shkaqet e ngjarjes.

Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje.

Dyshohet se ka shpërthyer një sasi municionesh, pasi policia ka gjetur të fshehur në shkurre në oborrin e banesës në fjalë qindra fishekë.