HomeRajon

Shpërthim i fuqishëm në një pallat në Itali, plagosen 9 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rocca di Papa të Romës, ku pas një shpërthimi të fuqishëm në një pallat kanë mbetur të plagosur 9 persona. Në mesin e të cilëve është dhe kryebashkiaku Emanuele Crestini dhe tre fëmijët.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e rrjedhjes së gazit, duke shkaktuar shembjen e disa pjesëve të ndërtesës, shumë pranë qendrës së Komunës. Në vendin e ngjarjes ndodhen rreth 118 forca zjarrfikëse të cilat po kërkojnë nëpër gërmadha për të mbijetuar të tjerë.

Sipas të dhënave paraprake nga autoritetet vendase shpërthimi ka ardhur nga dëmtimi i një tubacioni nga ana e një ndërmarrjeje të panjohur nga Italgaz, që po bënte punime nëntokë përpara sallës së bashkisë.


TË NGJASHME