HomeLajmi i Fundit

Shpërthim i fuqishëm në Siri, të paktën 18 të vdekur

Një shpërthim i fuqishëm ditën e mërkurë ka shkaktuar vdekjen e të paktën 18 persona në qytetin e Jisr al-Shughur në Siri.

Disa monitorues thanë se shpërthimi ndodhi para një zyre që i përkiste aleancës xhihadiste që kontrollon kryesisht provincën, Hayat Tahrir al-Sham. Idlib është goditur nga disa shpërthime në muajt e fundit, përfshirë sulmet ajrore ruse dhe ushtrinë siriane.

Komandantët e HTS fajësojnë bombardimet e mëparshme mbi shërbimet e inteligjencës së Presidentit Bashar al-Assad dhe ISIS, duke thënë se ata po kërkojnë të destabilizojnë bastionin e fundit që mbeti në Siri pas tetë vitesh luftë civile që kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 370 mijë personave.