HomeLajme

Shpërthim me bombë në një stacion autobusi në Manhatan

Incidenti thuhet se ndodhi sot (e hënë, dt 11.12,2017|) në Terminalin e Autobusëve pranë Autostradës, afër Times Square.
Ndërkohë, është arrestuar edhe një person i dyshuar si autori i sulmit i cili thuhet paraprakisht se ka mbetur i plagosur. Zyrtarët blu konfirmojnë se nuk ka persona të tjerë të plagosur.
“NYPD është duke iu përgjigjur raporteve të një shpërthimi me origjinë të panjohur në Rrugën 42 dhe Ave 8, #Manhattan”, bën me dije departamenti i policisë në Nju York.
“Linja A, C dhe E po evakuohen tani. Informacioni është paraprak”.Autoriteti Portual është terminali më i madh i autobusëve në SHBA, dhe u shërben më shumë se 65 milionë njerëzve në vit.


TË NGJASHME