HomeLajmi i Fundit

Shpërthim me bombë pranë stacionit të policisë, 14 të vdekur dhe 150 të plagosur

Shpërthimi i një bombe pranë një stacioni policie në Kabul të Afganistanit ka lënë të vdekur 14 persona si dhe ka plagosur 150 të tjerë.

Shpërthimi shkatërroi të gjitha ndërtesat që ishin aty pranë. Shumica e të plagosyrve ishin civilë, ndërsa sulmin e kanë marrë përsipër Talebanët.

Sulmi me bombë vjen në kuadër të bisedimeve për paqe mes Talebanëve dhe SHBA-së ku synimi është ti jepet fund konfliktit që zgjat pothuajse prej 18 vitesh. Të dyja palët thotë se në bisedime kishin bërë përparim.