Aktualitet Kronikë Lajme

Shpërthim me tritol në një banesë, një i plagosur

elsi-kosiqi

Shpërthim me tritol në një banesë në Maqellarë. Sipas informacioneve të para shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetasit Gazmir Kosiqi.

Një i ri ka mbetur i plagosur nga shpërthimi me tritol në Dibër. Mësohet se ai është Ismail Kosiqi, 27 vjeç. I plagosur është dërguar në spitalin e Dibrës.

Mësohet se para një viti Gazmir Kosiçit i kanë vrarë djalin Elsi Kosiqi. 32-vjeçari Elsi Kosiqi u ekzekutua në 20 mars të vitit të kaluar në derë të shtëpisë në Maqellarë të Dibrës ku u qëllua nga afër me tre plumba pistolete.

Viktima ishte me precedentë penale, ndërsa familja e tij ka edhe një hotel pranë llixhave të Dibrës. 32-vjeçari sapo ishte kthyer nga Maqedonia. Kosiqi, ndërkohë më herët kishte qëndruar në Itali dhe kishte ndërtuar një hotel pranë llixhave të Dibrës. Për vrasjen policia arrestoi 24-vjeçarin Mahmut Gega.


Related posts

Progres-raporti i KE-së, reagon Kryemadhi

Xhensila Gotanews

Furnizonte me drogë lokalet e natës në Tiranë, si u arrestua 23- vjeçari

Mila

Brexit, kryeministri britanik humb shumicën në Parlament

Mila
Na Kontaktoni!