HomeLajmi i Fundit

Shpërthim në një autobus turistësh, 16 të plagosur


Një autobus turistësh ka shpërthyer duke plagosur 16 persona. Disa të plagosur pas një shpërthimi në zonën e ‘Muzeut të Madh’, pranë piramidave të Giza-s.

Burime zyrtare thonë që bëhet fjalë për një pajisje të fshehur përgjatë rrugës. Të plagosurit janë ‘dhjetë egjiptian dhe shtatë pasagjerë nga Afrika e Jugut.

Gjithashtu qarkullojnë zëra që turistët e huaj të plagosur në këtë aksident janë 25.

Pamjet e postuara në Twitter nga një fotograf egjiptian tregojnë një mur prej çimentoje të shkatërruar dhe pak metra më poshtë autobusin e ndaluar.