HomeLajmi i Fundit

Shpërthim në një lokal, dy të plagosur

Një lokal në Peshkopi ka shpërthyer. 

Policia raporton një shpërthim në një lokal në Peshkopi, ku janë plagosur dy kalimtarë të rastit dhe ka pasur dëme të shumta materiale.

Lokali është në pronësi të shtetasit ne iniciale L. D.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:10 të mbrëmjes së të dielës. 

“Rreth orës 23:10, datë 28.07.2019, në lokalin e shtetasit L.D., në qytetin e Peshkopisë, ka ndodhur një shpërthim e për pasojë janë dëmtuar lehtë dy kalimtarë të rastit, si dhe janë shkaktuar dëme materiale,”-tha policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, si dhe po punohet intensivisht për përcaktimin
e shkakut të shpërthimit.