HomeLajmi i Fundit

Shpërthim tritoli në kryeqytet

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një mjet në kryeqytet këtë mëngjes, duke krijuar panik në rrugën e mbushur plot me njerëz.

Policia e Tiranës në një informacion paraprak bën me dije se rreth orës 07:45 në rrugën “Ramazan Bogdani” në automjetin në pronësi të shtetasit A. B dyshohet të ketë shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale. Mësohet se lënda plasëse ka shpërthyer sapo është hapur dera e automjetit nga pronari i saj.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.