HomeSociale

Shpërthimi në Bejrut, Libani shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Qeveria e Libanit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në kryeqytetin Bejrut pas shpërthimeve vdekjeprurëse të së martës në portin e tij.

Në seancën e djeshme të mbajtur në pallatin presidencial, qeveria po ashtu vendosi që zyrtarët e portit të qëndrojnë në arrest shtëpiak, veçanërisht ata që janë përgjegjës për kontrollin e materialeve shpërthyese.

Kryeministri Hassan Diab të mërkurën e shpalli “ditë zie kombëtare”. 

Ministri libanez i Informacionit, Manal Abdelsamad njoftoi se gjendja e jashtëzakonshme do të jetë efektive për dy javë duke filluar nga 4 gushti, me mundësi të zgjatjes së saj.

Qeveria po ashtu njoftoi një paketë lehtësimi për ata që u prekën nga shpërthimi, duke u siguruar strehim njerëzve dhe duke krijuar fonde për shpenzimet spitalore të të plagosurve.

Nga Komisioni i Lartë i Ndihmës në Liban qeveria kërkoi t’u sigurojë shtëpi qytetarëve të cilëve iu shkatërruan rezidencat gjatë shpërthimit si dhe të hapë shkolla dhe hotele nëse do të ishte e nevojshme.

Të martën, Bejruti dhe rrethina e tij u tronditën nga një shpërthim masiv, që la të vdekur të paktën 135 persona dhe rreth 5 mijë të tjerë të plagosur.


TË NGJASHME