HomeLajmi i Fundit

Shpërthimi në ish-Bllok, policia jep detaje për ngjarjen

Pas shpërthimit të fuqishëm që tronditi ish-Bllokun, policia ka dhënë detajet e para. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur këtë mesditë në rrugën “Vaso Pasha”në Tiranë.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit me iniciale S. P dhe A. P, E. N dhe D.S të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 13:15 në rrugën “Vaso Pasha” në ambientet e një dyqani eventesh ka shpërthyer një bombul gazi.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar shtetasit S. P dhe A. P, E. N dhe D.S të cilët u dërguan në Spital për ndihmë mjeksore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes